Vrasja e Fatbardha Tafës, shtyhet gjyqi ndaj Aldo Hoxhës

redaktor

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 27 nëntor seancën gjyqësore ndaj Aldo Hoxhës, të akuzuarit për vrasjen e Fatbardha Tafës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në kryeqytet.

Në seancën e sotme gjyqësore, avokati mbrojtës Sajmi Visha, kërkoi riekspertim të kapeles së gjetur në vendngjarje.

“Të vërtetohet nëse përshtatet perimetri i kapeles me perimetrin e kokës së Aldo Hoxhës” kërkoi Visha.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata e cila ka thekuar se prova e kapeles është bërë njëherë dhe riekspertimi nuk do të sjellë asgjë të re.

I ndodhur në këto kushte, avokati i mbrojtjes ka kërkuar shtyrjen e seancës me argumentimin se i duhet kohë për të përgatitur konkluzionet, përpara se gjykata të japë vendimin për Aldo Hoxhës.

Ndërkohë në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin.

Gjatë leximit të pretencës prokurori Endrit Bime argumentoi para gjykatës se për Aldo Hoxhën ka fakte të pakundërshtueshme që është vrasësi i Fatbardha Tafës. Sipas prokurorit në vendngjarje është gjetur kapelja, e cila i përkiste 20 vjeçarit dhe në të janë gjetur fije floku të tij dhe njolla gjaku të viktimës.

Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për ti grabitur asaj varësen që mbante në qafë. Një mister i pazgjidhur në të gjithë këtë histori vazhdon të jetë bashkëpunëtori i Aldo Hoxhës në grabitjen e cila solli humbjen e një jete. Ndërkohë seanca e radhës ku pritet te jepët vendimi është data 20 nëntor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *