Kryeministri, Naftali Bennett, bëri thirrje për një hetim të përbashkët me palestinezët, por të enjten Ministri i Çështjeve Civile të Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh, tha se kërkesa ishte refuzuar. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u shpreh se ai e konsideronte qeverinë izraelite plotësisht përgjegjëse. Në një deklaratë të lëshuar përmes zëdhënësit të tij të mërkurën vonë, Guterres, u bëri thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë një hetim të pavarur dhe transparent për këtë incident dhe të sigurojnë që përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë që u takon.
“Sekretari i Përgjithshëm dënon të gjitha sulmet dhe vrasjet e gazetarëve dhe thekson se gazetarët nuk duhet të jenë kurrë objektiv i dhunës”, thuhet në deklaratë, raporton BBC. Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkroi në Twitter se amerikanëve iu thye zemra kur mësuan për vrasjen e gazetares Abu Aqla dhe plagosjen e producentit të saj. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se Abu Aqla u godit në kokë nga një plumb. Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike dhe më vonë vdiq, shkruan më tej BBC.
Abu Aqla ishte gjerësisht e njohur dhe e admiruar nga shikuesit dhe kolegët.
a.m/dita
