Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot dënimin me burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, si një prej personave që rrëmbeu dhe vrau Gazmend Çollakun, më 6 Janar të 2016-ës.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Denis Shtraza ka mohuar kategorikisht përfshirjen si autor i drejtpërdrejtë apo bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut.
Për ngjarjen u shpall në kërkim edhe ish-oficeri i policisë, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në 25 Prill të vitit 2017.
Gazmend Çollaku u rrëmbye në qendër të qytetit të Durrësit dhe një ditë më pas u gjet i vdekur në Murqin të Fushë-Krujës.
34-vjeçari u gjet i dhunuar, me duar të lidhura dhe i qëlluar katër herë me pistoletë.
a.s/dita
