Vrasja e Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit, policia në udhëkryq

anazapta

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaron se vrasja e Astrit Gjepalit është e ngatërruar dhe se Burgjet nuk e kishin informuar se i dënuari ishte me leje. Deklarata u bë dje nga Durrësi, kur kreu i dikasterit ndodhej për analizën vjetore të policisë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja e bujshme e Astrit Gjepalit dhe kunatit të tij Halil Fici, si dhe plagosja e kunatit tjetër dhe një kalimtari, policia e Tiranës nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e rëndë. Grupi hetimor, në përbërje të të cilit specialistë dhe prokurorë të Krimeve të Rënda, ka kryer shoqërimin e 30 personave të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, rreth orës 13:00 të pasdites së enjte, kur i dënuari për 5 vrasje dhe i dyshuar për një të gjashtë, kthehej në Burgun e Peqinit pas lejes 7 ditore. Të shoqëruarit janë të njohur dhe të afërm të 6 viktimave, në 1993 dhe 1997 të të ndjerit Gjepali. I njohur edhe si kreu i “Bandës së Durrësit”, Gjepali njihet për vrasjen e 5 personave brenda 24 orësh për motive grabitjeje në 1997, mes tyre edhe një polic. Dje është kryer edhe ceremonia mortore e dy viktimave, ndërsa policia ka marra masa të rrepta sigurie. Në makinën e djegur “Benz” që u gjet në Tërbuf, u zbuluan edhe dy armët automatike të përdorura në krim. Motivi i krimit dyshohet se është hakmarrja për krimet e vjetra. Gjepali ishte dënuar me 25 vite burgim, nga të cilat i kishin mbetur 6 vjet dhe 2 muaj.

 

Ministri i Brendshëm

Policia e Shtetit nuk ka pasur njoftim dhe as informacion për daljen nga burgu të Astrit Gjepalit, 45- vjeçarit që u vra dje në një atentat me armë në rrugën Kavajë-Rrogozhinë. Ministri i Brendshëm e dha këtë deklaratë në një emision televiziv, duke shtuar se “kjo ngjarje ishte e paparashikueshme nga ana e policisë”. “Ka handikap, pasi burgjet nuk njoftojnë policinë për lejet e të dënuarve”, tha ai.
Ndërsa dje nga Durrësi, ku shkoi për analizën vjetore të policisë, ministri i tha gazetarëve se ngjarja ishte e komplikuar dhe po hetohej intensivisht.Ishte një ngjarje e rëndë, për shkaqe që tashmë dihen, për shkak edhe karrierës të theksuar kriminale të personave të përfshirë. Jemi në hetim, të shohim. Ngjarja është e ngatërruar, për shkak të të kaluarës së viktimës”, tha ai.

 

Hetimet e krimit

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë vijuar me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që shërbimet e policisë kanë shoqëruar mbi 30 persona për të dhënë dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e atentatit. Në pyetje janë marrë dhe punonjës të Burgut të Peqinit, si dhe të dënuar të këtij burgu në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se informacioni mbi datat dhe orën e kthimit të Gjepalit në burg, të kenë dalë pikërisht nga persona të stafit të burgut ose të dënuar të tjerë. Gjepali dhe Fici u vranë vetëm 30 minuta para se të skadonte leja e burgut. Prokuroria ka mbledhur pamjet e subjekteve private anash rrugës që mund të kenë filmuar autorët, apo ato në lagjen nr. 1 ku banonte familja e të ndjerit. Kurse në makinën e djegur nuk janë gjetur gjurmë dhe prova për identifikim, por u zbuluan dy armët automatike të përdorura, që u dërguan për ekspertim balistik. Mjeti qe u përdor për vrasjen e Gjepalit dhe kunatit të tij, ka rezultuar se është vjedhur në muajin nëntor 2013 në Tiranë. Mes të shoqëruarve mësohet se ka edhe të afërm të personave që ka vrarë Gjepali vite më parë. Policia dyshon se autorët kanë ndjekur makinën “Benz” me targa gjermane dhe kishin informacion të sigurt për lëvizjet. Dje iu dha edhe lamtumira e fundit Astrit Gjepalit dhe kunatit të tij Halil Fici, ndërsa kunati tjetër Ilirian Sulkja, po mjekohet në spital. Jashtë rrezikut ndodhet edhe kalimtari Maringlen Balliu, banor i zonës.
Strazimiri: Vrasje mafioze, po ministri Tahiri thotë se nuk di gjë

Duke iu referuar krimit ku u vra i dënuari Astrit Gjepali, Partia Demokratike tha dje se Policia e Shtetit është jashtë loje, pasi ministri i Brendshëm e ka shndërruar në një polici partiake, të cilën e komandon vetë. Sipas tij deputetit Gent Strazimiri, krimi mafioz ishte i mirëorganizuar, ndërsa policia nuk kishte asnjë lloj informacioni. “Vrasja është një ngjarje tipike mafioze, e mirëorganizuar, qartësisht e mirpërgatitur dhe koordinuar nga një grup i strukturuar. Ndërkohë, publikisht ministri i Brendshëm, pyetjeve në lidhje me ngjarjen më të fundit, iu përgjigj me “nuk e di”, “nuk mund ta parashikonim”, “nuk na kishin informuar”. Kjo është Rilindje e krimit, jo e shtetit! Kjo është Rilindje e vdekjes, jo e jetës!”, tha deputeti Strazimiri.

Krimi

Atentati ndodhi te vendi i quajtur “Bishti i Zhurit” në hyrje të Rrogozhinës, në orën 13:00. Dy persona që udhëtonin me veturë në ndjekje të mjetit “Benz” me targa gjermane, qëlluan me breshëri për disa metra, derisa makina doli në kanal. Mbetën të vdekur Astrit Gjepali, 45 vjeç dhe kunati i tij Halil Fici, 54 vjeç, u plagos kunati tjetër Ilir Sulkja, 40 vjeç dhe një kalimtar i rastësishëm, Mariglen Balliu, 23 vjeç.

 

Share This Article
9 Comments
  • Paradoksi i madh eshte se policia akuzohet edhe kur nuk mbron kriminelet. Vrasja e Gjepalit eshte nje drejtesi e munguar dhe policia nuk ka pse te ndihet keq kur nje nga viktimat dihet publikisht qe eshte vrases policesh, ndersa tjetri akuzohet per trafik nderkombetar droge.

  • O Strazimir qerosi mjaft me se na hape barkun,kur lexoj shkrimet e tua me duket sikur kam perpara nje kalama adoleshent,dhe kot mondohesh tu japesh ngjyre politike se nga kjo ti je fishek fare.Po mjafte llape se njeriu ka edhe nje limit sa derdellis dhe pastaj pushon se nuk ja var kush per ato karafillleqe qe ke leshuare ne publik vite me radhe dhe sta ka varur kushe,u bere ti te vleresoshe policine dhe ministrin Tahiri.Pale por ben sikur merr veshe edhe nga operacionet policore pika o tru thare dhe koken me qere qysh ne lindje.

  • Cfare kerkon opozita. Opoziteper tecthene? Pse duhet te harxhoje nergji, forca njerzore he materiale per te kapur bandat e bandave.Seleksionim brenda llojit! Eshte vrare vrasesi i pesefishte! Vritet kapobanda e kromit, dhe opozita kerkonbte kryqezoje Policine e Minstrin Tahiri.

  • Pedro:Me vjen keq qe jeni kaq i…t.Sipas tejet te gjith ata duhet tu hapet dera,bile edhe tu cojn fjal e te vine e ti vrasin.Si mund ti jepet leje nje personi qe ka bere 6 vrasje,kjo ndodh vetem me ket rilindje qe po rilind vetem vrasjet.

  • ……5 te vrare ,2 te plagosur qe dihen, une personalisht di me shume,di dhe kush poltikan i
    at’hershem jep urdhera per te shtier panik ne Popull .Kush Familje don nje krimilnel te tille?,
    une personalisht po te kisha ne Familjen e prinderve te mi do ti flisja……
    Prinder as edhe njè lot per femine t’uaj pasi LOTET JANE DERDHUR NGA ATA NENA QE
    FEMITE e TYRE GJATE KRIMIT te SHUMTUAR HUBEN JETEN!!!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *