Vrasja e gjyqtares, gratë intelektuale kërkojnë drejtësi dhe rend

Ornela

Fitnete Hatibi

Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, një organizimj grash të shquara intelektuale nga mbarë vendi, si dhe përfaqësueset e këtij fondacioni nga 20 vende të ndryshme të botës, të tronditura nga ngjarja e rëndë e ditëve të fundit ku u vra nbjë nënë dhe një gjyqtare, i janë drejtuar me një thirrje publike  Parlamentit të Shqipërisë, të gjitha strukturave ekzekutive me Përgjegjesinë e Mbrojtjes së Grave nga dhuna, tortura e diskriminimi, të gjitha strukturave të shoqërisë Civile që funksionojnë në Shqipëri si dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Ndër të tjera në këtës thirrje të  nënshkruar nga kryetarja e fondacionit, Zenepe Luka dhe sekretarja e përgjithshme, Irini Qirjako, thuhet:

Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, përfshi edhe20 degët e tij nga të gjitha shtetet, që nga Gjermania, SHBA, Italia, Franca e Australia, janë të tronditur nga ngjarja më e fundit tragjike ndodhur në Tiranë, në mesditën e datës 31 gushtit.

U vra një  grua vetën 39 vjeç, nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, por edhe një juriste dhe gjyqtare në profesion. U vra nga ish bashkëshorti i saj, pabesisht, pas një atentati të bërë ndaj Saj edhe dy vite më parë.

Fildeze Hafizi e donte jetën!

-Ajo luftoi pareshtur për dinjitetin njerëzor!

– Ajo luftoi dhe sakrifikoi për detyrën e Saj prej nëne u kujdes, për të rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, me kujdesin vetëm të Saj, në kushtet e një frike permanente të ish-bashkëshortit të saj, dhunues;

– Luftoi për dinjitetin femëror, por e vetme nuk ia doli!

– Luftoi profesionalisht për të gjetur mbrojtjen dhe për të ndalur dhunuesin e Saj publik, por e vetme nuk ia doli.

Çdo grua shqiptare, në mënyrë të veçantë, ka ndjerë  një dhimbje therëse në zemër për Fildezin ; ka ndjerë pasigurinë për jetën e saj,ka ndjerë pasigurinë e gjithë shoqërisë shqiptare dhe të vendit në tërësi!

Kësaj pyetje çfarë po ndodh,  vjen jo vetën nga dhimbja për Fildezin, por për atë që ishte dhe bëri Fildezi për sigurinë e jetës së Saj!

Fildezi ishte drejtësia e të tjerëve , ndaj bëri gjithçka.

Provoi dhunën në familje deri në humbje të jetës!

Ajo, Fildeze Hafizi, do të mbetet simboli i institucionit, që zgjodhi për t’u mbrojtur, por që i dështuar mbeti institucioni.

Kërkoi urdhër – mbrojtje pas divorcit , por institucioni nuk veproi për ta mbrojtur si nënë, si grua, por edhe si një zyrtare e drejtësisë së shtetit!

E denoncoi në institucione ish bashkëshortin e saj dhunues, e akuzoi për tentativë vrasje, dy vite më parë, institucionet e lehtësuan dhunuesin në akuzat e ngritura në raport me ngjarjen;

E dënoi drejtësia minimalisht për rrezikun që përbënte; E liruan institucionet me postet e tyre me gjithfarë arsyesh  të pavërteta!

E të gjithë personat jetojnë me favorin , që i dhanë bashkëshortit kriminel, të dhunuarës iu hoq e drejta për të jetuar.

Në këtë realitet institucioni, me të drejtën për të jetuar , Fildez Hafizi zgjodhi për të kërkuar mbështetje a zgjidhje edhe Ambasadorin Amerikan në Shqipëri, z. Donald Lu , por asgjë nuk ndryshoi në jetën e saj!

Bashkëshorti dhunues, ishte në lirinë e mendimit të tij kriminal, deri sa realizoi t’i marrë jetën , ish bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve; për të përkeqësuar në ekstrem edhe jetën e fëmijëve.

Fondacioni Nermin Vlora Falaschi, nuk merr përsipër të bëjë hetim të ngjarjes, por është i tronditur nga faktet e bëra publike të ndodhura midis viktimës-dhunuesit dhe institucioneve të shtetit.

Shqipëria  ka ratifikuar konventën “Për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut”;

 Ka nënshkruar Konventën “ Për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Ndaj Grave”;

Në këtë konventë përcaktohen detyrime , midis të cilave : Neni 2 :

  • Shtetet palë dënojnë diskriminimin , ndaj grave në të gjitha format , pranojnë të ndjekin me të gjitha mjetet e përshtatshme dhe pa vonesë, një politikë të eliminimit të diskriminimit

Neni 16

  • Shtetet palë , marrin të gjitha masat e përshtatshme ,për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në të gjitha çështjet ,që kanë të bëjnë me martesën dhe me marrëdhënien familjare.

(c) Të drejtën dhe përgjegjësinë e njëjtë gjatë martesës dhe me rastin e prishjes së saj.

(ç) …Në të gjitha rastet interesi i fëmijëve duhet të jetë në vend të parë.

Neni 18

  1. Shtetet palë zotohen t’i paraqesin Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për t’u shqyrtuar nga Komiteti një raport lidhur me masat legjislative, gjyqësore dhe administrative, për t’u dhënë efekt dispozitave të kësaj konvente.

Tashmë, që janë zbardhur plotësisht  rrethanat dhe shkaqet, që sollën si pasojë këtë krim tragjik, Fondacioni ynë dhe 20 degët e tij në të gjitha shtetet kërkon:

  1. Presidenti i Republikës, nisur nga ngjarja më e fundit, nëpërmjet funksionit të Tij Kushtetues t’i drejtojë mesazhin Parlamentit, për të patur në punën e Tij, kontrollin e zbatueshmërisë ligjore për të drejtat dhe liritë e njeriut ; të kontrollit të institucioneve për luftën reale, për të zbatuar rigorozisht Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara Për mbrojtjen e Grave nga Diskriminimi dhe raportimin real në këto institucione’
  2. Parlamenti i Shqipërisë , të ushtrojë urgjentisht funksionin e Tij kushtetues të kontrollit të zbatueshmërisë së Konventave Ndërkombëtare, të raportimit real për situatën institucioneve për eliminimin e rrezikut për jetën, për dhunën në familje.
  3. Institucioni i Drejtësisë , urgjentisht përfundimin e reformës në drejtësi , të ngritjes dhe veprimit të ligjeve të miratuara ,për një drejtësi efikase ndaj dhunës në familje.
  4. Institucionet ekzekutive t’i nënshtrohen një analize të plotë dhe reale, për çështjet e të drejtave të njeriut, veçanërisht të dhunës në familje. Çdo tolerance të jetë e ndëshkueshme dhe e publikuar, me efekte edukative.
  5. Shoqërisë Civile, t’i ofrojmë ngritjen e një “komiteti” a strukture tjetër, me pjesëmarrje të të gjitha organizatave joqeveritare, të cilët së bashku të marrin përsipër  oponencën për masat dhe mbrojtjen e grave nga dhuna familjare.
  6. Vetëm të bashkuar do të mund të ndryshojmë këtë realitet në shoqërinë tonë.

Për gjithçka nga kërkesat , që përcjellim,kërkojmë prononcime publike institucionale.

  • Fondacioni do të ndërmarrë veprimtari të tjera, brenda dhe jashtë vendit, për të bërë të mundur, që të mos kemi më jetë të humbura të grave, të nënave e motrave nga dhuna në familje.
  • Fondacioni do të ndërmarrë veprimtari për të ndryshuar konceptin e të drejtave dhe detyrimeve në familjet shqiptare.
  • Fondacioni do të promovojë traditën e mirë të familjes shqiptare dhe më gjerë.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Jam plotesisht e bindur se ne se behen keto qe kerkohet ne kete thirje te gjere , ia arritem demokracise;
    A do kete se paky nje te vetem institucion qe ta lexoje thuaj…. prandaj jemi ketu ku jemi!
    Fatkeqesi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *