Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Selitë të Tiranës.
Flamur Ymeri, pronari i banesës që vrau dy të rinjtë, ka pasur konflikt me familjen e njërit prej viktimave.
Ymeri i kishte dhënë një shumë parash familjes së Ervin Shabës, me të cilën ishte komshi, duke qenë se ata ishin vetëm disa blloqe larg banesës së Ymerit.
Këto para Ymeri ia kishte dhënë me interes familjes së Shabës.
Për shkak se kjo shumë, sipas Ymerit nuk i ishte kthyer, ai ka vënë në përdorim Përmbarimin, që ka bllokuar shtëpinë e babait të Shabës.
Pas bllokimit të kësaj banese, Ymeri kishte nisur procedurat për kalimin e saj në pronësi të tij.
Kjo hedh dyshime se vrasja e dyfishtë nuk ka ndodhur për shkak grabitje.
Këtë gjë e mohon edhe babai i Ervin Shabës.
“Mua më ka vdekur djali 26 vjeç, çfarë prisni t’u them? Nuk është vrarë për grabitje, absolutisht jo. Nuk e di për çfarë ma kanë vrarë djalin”, ka thënë ai.
Dy prokurorë, ekspertë të policisë shkencore, si dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë qëndruar rreth dy orë në shtëpinë e Ymerit. Ky i fundit ishte vetë personin që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së mërkurës rreth orës 08:00.
45-vjeçari telefonoi në numrin 129 në sallën operative të Policisë, duke deklaruar se në shtëpinë e tij gjenden dy trupa të pajetë, të cilët i kishte qëlluar me armë pasi kishin tentuar t’i vidhnin shtëpinë.

C`deshe ti ne Karbunare
Pate hasem tre lushnjare!
Ky maskara duhet te denohet per vrasje, more shtete i paburre i vrau djemet me dinakeri i vajten te bisedojne te shtepia dhe i vrau per hajdute.
I zoti i shtepise duhet te hetohet se nuk vriten 2 djem te rinje ne mes te dites vetem se futen per te vjedhur,mirë vrau njerin në katin e dyte po tjetrin pse e vrau?
Sa “i zoti”na doli ky i Zoti i shtepise!Bam bam na i vrau 2 cope pernjeheresh.Paska qene edhe me precedent te meparshem pale.
qe i vrau mire beri se i shkelen pronen e cila eshte e shenjte dhe eshte ne shtepi hajduti i bene te gjitha……………… por duhete te ishte i sinqerte per cfar beri dhe me se e kreu krimin kjo e denon ne opinion jo me ligj se ishte ne shtepine e tia e jo ne rruge te madhe nqs eshte e vertet sejcili te rroje me djerse te ballit
I zoti I shtepise ka genjyer dhe ka rene brenda koke e kembe, nje nga te vraret eshte nipi nje personi qe i ka te zotit te shtepise 300 mije euro borxh dhe ky I fundit I ka marre vilen peng qe u be vrasja.
Me kujtohet i madhi LUFTAR PAJA, ( Burri i mamase se NASIT te PORTOKADHISE), : Mir une paskam faj se s’e rrojta lopen, po ai qi e vodhi nuk kishte faj ere????
Berisha vrau 4 (KATER) vete vetem se e pane Ndertesen e K/Ministrise me me shume vemendje se here te tjera e s’ja mban bytha kujt (Rilindas) me i bo gjo, e ketij i hyne ne shtepi, karshi dhomes se gjumit, e ata hajdutet s,paskan FAJ.
ore ju njerez ,e kuptoni ca do te thote te hyne ne shtepi me arme dhe maska ne mes te dites???do te thote qe ai po vjene te grabisi pasurine,te te perdhunoje, dhe te te vrasi po i kundershtove,ata sishin hajdute qe po vjedhin kure ska njerez ne shtepi,mendoni sikur tju ndodhi juve kjo situate do flisnit keshtu??i lumte dora se ka qene trim dhe tamam burre shtepie,dhe jo burre me fustan
Ku e dini ju qe hyne per te vjedhur ne mes te dites?! Ishit aty dhe jua deklaruan juve se po hyjme per te vjedh?Mos i jepni gojes kur nuk keni hetuar dhe nxjerre prova per asgje.Asgje nuk eshte ashtu si duket..do e merrni vesh shpejt.Ai ka vrare per aresy te tjera.Puna e vjedhjes eshte inskenim i tere.Edhe boll hengret m.. se jeta eshte me e shtrenjte se cdo placke se placken ta paguan apo demshperblen tjetri ndersa jeten nuk ja kthen dot dhe boll dhete mend qe nuk i keni.Jepini mendte kur tu kene vrare njerizit me dashur atehere bilbiloni me oiiiii jo tani.Kokrra e legenave pabuksa.
me ne fund do te dal se ky monstra,i ka detajuar vrasjet me gjakftohtesi ,dhe se askush nuk i ka vajt per ta grabitur ! kush eshte ai grabites qe del e ve ne shenjester per te grabitur pas ores 8 te mengjezit ?i vrau diku ,dhe i futi ne shtepi ,duke detajuar grabitjen…
mbase ndihej i kercenuar sepse do tu merrte shtepine me dokumenta noteriale .
dhe autopsia tregoj se djemte ishin vrare ne oren 3 te nates dhe jo ne mengjez.megjithate dicka nuk shkon fare ne kete histori !koha do ta zbardhe kete tragjedi .
Flamuri ka kompromentuar prokurore egjyktes duke i dhene shtepi e para Eshte shoke me prokrorine Petrit fusha prandaj ai do lerohet