Pas një hetimi 2 mujor policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti kanë ngritur akuzë ndaj familjarëve për vrasjen e ish-kryeplakut të fshatit Shkallë të Manzës, 54-vjeçarit, Mirosh Djaloshi.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar bashkëshortja e viktimës dhe dy djemtë e tij.
Ata janë Bardhe Djaloshi 46 – vjeçe, Arban Djaloshi 26 – vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe F. Djaloshi 16 vjeç.
Mbi tre të ndaluarit tashmë rëndon vepra penale e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Motivi i vrasjes, sipas policisë, është për konfikte familjare megjithatë nuk jepen më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.
Më datë 18.03.2016, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur, i goditur me sende të forta në kokë, shtetasi: Mirosh Djaloshi 54 vjeç.

E gjeq nga mos e pandeq. Mallkonin plakat.
I shkreti e gjeti nga gruaja dhe femijet. Jo nga armiku sali berisha apo gjermani apo grwku