Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Tiranë, në zonën e “Porcelanit”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një ish-efektiv policie Santiago Malko, që dikur ka shërbyer në radhët e policisë së Shtetit dhe më pas i përjashtuar, është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar brenda në makinën e tij.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, por deri në këtë moment ka gjetur vetëm një makinë të djegur në periferi të Tiranës. Mësohet nga media se Santiago Malko rezulton të jetë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit.
Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018 ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.
Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko është vetëdorëzuar në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai është përfshirë në këtë veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112″, njofton policia.
