Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e ish-shefit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj.
Shtyrja e gjyqit është bërë me kërkesë të palës mbrojtëse e cila do të paraqeste sot konkluzionet e saj por avokati mbrojtës kërkoi më shumë kohë për t`u përgatitur.
Pas kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca e radhës në ngarkim të Ilir Xhakjas të zhvillohet pas 10 ditësh.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan. Në pretencën e tij, prokurori Eugen Beci ka theksuar se është vërtetuar se Xhakja e ka vrarë me dashje dhe për shkak të cilësive të veçanta, ish-shefin e komisariatit të Shijakut.
Sipas akuzës i pandehuri e ka njohur Adem Tahirajn si efektiv të policisë pasi shënjat ishin të dallueshme. Ndërsa e gjithë ngjarja ka nisur pas ndalimit të nipit të Xhakjes nga uniformat blu për kontrollin e dokumentave të makinës me të cilën udhëtonte.
Ngjarja e rëndë ku humbi oficeri i lartë i policisë së shtetit Adem Tahiraj ndodhi në 13 shtator të vitit të shkuar në Katund Sukth në Durrës.
***
Vrasja e ish-shefit të Shijakut, sot mbrojtja paraqet konkluzionet
Zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e ish-shefit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj.
Në seancën e sotme, mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj ndërsa më pas pritet që gjykata e krimeve të rënda të shprehet me vendim.