Vrasja e Kasmit, të arrestuarit mbeten në burg

Leda Hysa

Katër të arrestuarit për vrasjen e 42-vjeçarit Devi Kasmi, do të vijojnë të qëndrojnë në burg.

Ka qenë ky vendimi i dhënë këtë të enjte nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në seancën ku të arrestuarit kishin kërkuar lirimi nga burgu, me pretendimin se nuk kanë lidhje me krimin.

Apeli rikonfirmoi masën arrest me burg për ish-agjentin e policisë greke, Efthimios Efthimiu i dyshuar si ekzekutori i vrasjes.

E njëjta masë u dha edhe për 3 të arrestuarit e tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *