Vrasja e Klodian Rashës, Sandër Lleshaj: Ja pse nuk është zgjidhje dorëheqja e Ardi Veliut

time

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj deklaroi se nuk është zgjidhje kërkesa e protestuesve për dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

Sipas Lleshajt, detyra e kreut të policisë, nuk është post politik.

Kërkesat për doreheqjen e drejtorit ë policisë janë të paarsyeshme. Ai është drejtues i administratës shtetërore. Ka përgjegjësi para ligjit, s’ka përgjegjësi politike. Është neutral. Ai jep llogari ligjore dhe shtetërore. Nëse dikush konteston Ardi Veliun ligjërisht, për disa arsye, nuk është zgjidhje dorëheqja e tij.

Zgjidhja është trajtimi në rrugën ligjore i çështjes. Nëse ai ka bërë një akuzë, duhet të dënohet. Të shndërrosh çështje e një drejtuesi të policisë, si politike, është absurde. Duhet t’ju mjaftoja unë. Nëse nuk mjaftoheshin me mua, duhet të ngjiteshin më sipër. S’ka si mund të zgjedh Rama mes meje dhe Veliut. Posti im është ende bosh. Posti i ministrit dhe i drejtorit të policisë janë poste krejt të kundërta.” -tha Lleshaj.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • o Aleksadro, ay shahisti ka levizur oficier gabim. Jo diagonal, por vertikal dhe mbas shpine (siç i do partise). Prandaj si ish-zgjeneralo qe je ike pak nga kutia e shahut padashje. Nuk ju justifikon as “genjeshtra e perhershme” ishte ne te bardhe a ne te zeze. Tri levizjet qe ish para dolen nja dy mbrapa.
    Futi nje remi e qepeni gojen, haha prisni zgjykaten te pakten se nuk jane keto si ato shpifjet qe do t’i beni perparese e mesalla per kalamenjte e kopshtit qe fundja fundit po te duan, dalin ne kutine e fundit ndac mbretereshe, ndac tore. Sigurisht nuk dalin oficier e as kale si ato qe shikon shahisti ne fjale naten ne endrra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *