Kanë përfunduar hetimet për Mikel Shallarin, të dyshuarin si ekzekutori i komisarit Artan Cuku.
Shallari i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm, pasi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Marrëveshja për statusin e Shallarit është dërguar në gjykatë, dhe për këtë arsye pritet të marrë dënim të shpejtë.

Mikel Shallari, 24 vjeç, është ndaluar më 11 qershor të 2017-s pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Shallari ishte person me precedent penal, dhe për këtë arsye ishte në vëzhgim nga policia prej disa muajsh.
Policia ra në gjurmët e tij pas analizave të ADN-së që iu bënë gjakut të hasur në rrobat e tij të gjendura në një kosh pak metra larg shtëpisë së Cukut.
Ish komisari Artan Cuku është ekzekutuar mbrëmjen e 8 prillit (2017) në Tiranë.
Për vrasjen është akuzuar edhe Bledar Jambelli, në pozicionin e urdhëruesit. Dosja për këtë të fundit nuk ka shkuar ende në gjykatë.
s.a/dita
