Vrasja e Kudret Saliajt, babë e bijë dalin para Gjykatës me kokën ulur: Të më falin nipërit e mbesat, vajza s’ka lidhje me ngjarjen

J L

Kanë dalë sot para gjykatës Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj.

Mexhit Picari ekzekutoi më armë zjarri mesditën e së premtes ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës.

Babë e bijë akuzohen si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë, ndërsa do të njihen sot me masën e sigurisë.

Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, para Gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”,

Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës“, ka thënë ai.

Prokuroria do të kërkojë “arrest me burg” për akuzën e “vrasjes ne rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja ndodhi pak minuta para nisjes së seancës gjyqësore, pasi prej muajsh çifti Saliaj ishin në proces divorci. I plagosur mbeti gjithashtu edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • PER KAFSHE TR EGRA VRASTARE SI JU S’KA MESHIRE!

    S’KA FALJE!

    ESHTE BERE E “MODES”.. ,,, KRIMINELET VRASIB E ME PAS PARA GJYLATESIT “PENDOHEN” DHE KERKOJNR FALJE…

    JO!
    S’KA FALJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *