Vrasja e Kudret Saliajt, fëmijët dëshmojnë në gjykatë kundër nënës: Na rrahu që të mos tregonim për mesazhet që i pamë në telefon

Ornela

Dhurata Saliaj dhe babai i saj, Mexhit Picari kanë dalë sot para gjykatës Penale të Tiranës ku është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të tyre dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Sot para gjykatës, fëmijët e çiftit kanë rrëfyer për situatën që përjetonin sipas tyre prej muajsh me të ëmën.

Vajza e Kudretit dhe Dhuratës ka treguar në gjykatë edhe shenja të dhunës në trup dhe kërcënimet e njëpasnjëshme se në rast se do të tregonin për mesazhet që e ëma kishte me burra të tjerë, atëherë ajo do i mbyste me litar ose do i hidhte nga ballkoni.

E bija konfirmon akuzën se Dhurata Saliaj e kishte tradhtuar Kudretin dhe ky është shkaku kryesor i ndarjes.

Mami ka rreth 3 muaj që vetëm na godet dhe na qëllon. Ajo mori në telefon gjyshen dhe e kërcënoi. I tha do t’ju vë njerëz mbrapa që tu vrasin. Mami na thoshte do t’ju mbyt me litar. Kisha parë disa mesazhe të mamit ndaj na kërcënonte. Ajo iu thoshte disa personave me mesazhe ‘të dua, kur do të takohemi’ – është shprehur e bija e mitur.

Ndërsa Dhurata Saliaj, në rrëfimin e saj në prokurori ka thënë se në ditën e vrasjes, i ati i ka kërkuar që të rrijë e qetë. Dhurata tregon se para se i ati të vriste Kudret Saliajn, ajo ka menduar se ai po shkonte në tualet.

Mendova se babi u çua nga tavolina dhe ka shkuar në tualet. Dëgjova krismat dhe pastaj s’kuptova gjë. Ika në shtëpi me taksi, atje erdhi policia”, – ka pretenduar Dhurata për itinerarin e saj pas vrasjes.

Ndërkohë Mexhit Picari pretendon se e bija, Dhurata ka patur florinj, në banesën ku jetonte me Kudretin. Pasi viktima i ka nxjerrë rrobat dhe sendet personale, Mexhiti thotë se florinjtë nuk i janë kthyer të bijës.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camaj.
Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave pasi akuzohen se e planifikuan vrasjen në bashkëpunim. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”.
Share This Article
3 Comments
  • Nje baba i dhunshem prodhon femije te dhunshem dhe te traumatizuar. Edhe ky Picari ka prodhuar nje bij te dhunshme. S’kishte si te ishte ndryshe.Nena e dhunshme te futet ne burg. Femijeve ti jepet kujdestari tek gjysherit e djalit qe u vra. Zoti ua befte mbare

  • Si mund te merren deshmi nga femijet? Dhe behet fjale per kontraditat midis prinderve te tyre! Mendoj se veprime te tilla jane te turpeshme dhe kriminale. Po neser kur te rrten si do mendojne ata femije? Si do sillen ata neser, kur e ema e tyre te dale nga burgu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *