Ka qenë telefonata me një të njohurin e tij në Greqi ajo që e ka tradhtuar vrasësin e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke bërë që policia të vihej në ndjekje të tij, për ta vënë në pranga pasditen e djeshme në Selanik. Arben Frroku i ka telefonuar një të afërmi të tij, për ta njoftuar se po nisej drejt Greqisë. Në bazë të të dhënave që ofron sistemi TIMS, ata kanë dalë nga Shqipëria në orën 21:24 të mbrëmjes së të dielës.
Autori dhe viktima, dikur miq
Biznesmeni Arben Frroku dhe komisari Dritan Lamaj kishin qenë kohë më parë miq të ngushtë. Por ë 25 shtator 2012, Arben Frroku kishte denoncuar zyrtarisht përplasjen me Dritan Lamaj, në atë kohë shef i komisariatit në 6 në kryeqytet. Biznesmeni nga Puka në padinë e tij pretendonte se Lamaj kishte ushtruar dhunë ndaj tij, gjë që e kishte detyruar të mjekohej në spital. Frroku është pronar i disa prej lokaleve të basteve sportive “Xhoi Loto”, disa bareve “Inkas Cafe” dhe aksioner kryesor i klubit sportiv “Tërbuni”
Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, në afërsi të vendit të njohur si “Vasil Shanto”. Policia ka shoqëruar djalin e Arben Frrokut, Gran Frroku, i cili një vit më parë ishte në qendër të mediave për shkak të një denoncimi që i bëri forcave të policisë numër 2 për ushtrim dhune, denoncim i cili u përfshi edhe në një raport të Avokatit të Popullit, që rekomandoi marrjen e masave për policët që ushtruan dhunë mbi të rinjtë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: “Siç jeni vënë në dijeni, ditën e djeshme rreth orës 18.20’, në Tiranë, është vrarë me armë zjarri Kryekomisar Dritan Lama, me detyrë specialist në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Hapura në Policinë e Shtetit. Në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, nga grupi i posacëm hetimor, në përbërje të të cilit janë ekspertë të strukturave kundër Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe Prokurorë të Krimeve të Rënda, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë janë shtetasit:
– Arben Preng Frroku, vjeç 44, banues në Tiranë.
– dhe Jakë Mark Jaku, vjeç 31, banues në Tiranë.
Në sajë të masave të marra dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me autoritetet policore Greke, është bërë i mundur ndalimi i këtyre dy shtetasve në qytetin e Selanikut, në Greqi. Nga analizimi i ngjarjes dhe i provave të administruara nga grupi hetimor është arritur në konkluzionin se vrasja e Kryekomisar Dritan Lama, është kryer nga autorët e dyshuar për shkak të detyrës si punonjës policie. Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në banesat e autorëve të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Jakë Jaku dhe Ndue Jaku është gjetur e sekuestruar një arsenal armësh, përkatësisht:
– 1 armë zjarri, snajper
– 2 armë zjarri automatike, tip kallashnikov
– 1 armë zjarri pistoletë, tip Bereta
– 2 armë gjahu,
– një sasi e konsiderueshme fishekësh e municione të llojeve të ndryshme etj.
Po ashtu u gjetën e sekuestruan rreth
– 529 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë,
– 396 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë,
– si dhe rreth 35 gram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Në vijim të hetimeve të kryera është gjetur dhe automjeti, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar të krimit”.
Ku jane lidhjet dhe korupsioni qe nuk luftohet,njerezit bejne vetegjyqesi.Presim dhe te shohim universitetet private?!
NGUSHELLIME FAMILJES DHE TE AFERMEVE TE KOMISARIT! KETA KRIMINEL E KAN PAK LITARIN! DUHET TE HIQEN ZVAR NE RRUG, TE BEHEN SHEMBULL PER TE GJITH KRIMINELET. KJO ESHTE DAVA MALOKESH. ME JAKU&FROKU
personi i akuzuar eshte dhunuar nga forcat blu ne ambjentet e pronesise se tij ,ka bere dhe nje denoncim per kete dhe shteti nuk i eshte pergjigjur …te kishte ndodhur diku jasht efektivit do i ishte hequr e drejta per te qene i tille ndersa ne kete rast ai ka abuzuar me pushtetin e dhene , ka plot raste ku njerezit ne Shqiperi bejn vetgjyqesi per shkak te korrupsionit .
maloku te qifte robt ty ,, e ka kerkuar plumbin e kush e kerkon e merr
Oo Gjinokastra tan shqiptaret jane maloke, apo je grek ti?
kosta
Policia dyshon se keta jane vrasesit. Eshte vrare ne krye te detyres dhe po, Policia thote se kane patur hasmeri sepse shefi komisariatit i ka dhunuar, babe e bire kur i ka patur te ndaluar ne qelite e Komisariatit. Per kete, autori i dyshuar ka bere denoncimet e herepashereshme per dhunen e ushtruar….por edhe Shefi kom. ka bere denoncime per kercenime jete…….Por ky shefi, pa u varrosur dhe pa u hetuar shkaku i vrasjes, u shpall deshmor i Atdheut……po te ishte gjalle dhe prokuroia te hetonte te dy ankesat, mesiguri nje gjykate normale do ti ndeshkonte qe te dy keta qutetare, bile me ashper Shefin se ka shperdoruar detyren si dhe ka dhunuar qytetarin …… Praktika me e keqe e kesaj qeverie qe i ben deshmor te vraret pa u hetuar vrasja…shkak – pasoi…..Po u hetua mire vrasja e shtetareve, aq me teper policeve, del edhe shkalla e korrupsionit te nenpunesve te shtetit….keshtu, megjithse do kapen vrasesit por vrasjet nuk do te shterin…..
shume e drejte ! fundja nuk u vra ne kry te detyres , u vra per ate cka i ka bere dikujt ! ceshtje personale
Me duket se nuk them asgje po te them: ngushellime familjes! Eshte nje krim qe mbill frike mbi gjithe qytetaret. Kemi te drejte si popull te ndihemi te friksuar per jeten e femijeve tane, per veten tone.
Deshiroj qe te jete vene dore mbi autoret, por nuk besoj shume ne deklarata e Sali Berishes dhe te njerezve te tij. Shume here kane bere deklarata per zbulime, por nuk kane zbuluar gje, kane arrestuar njerez ta pafajshem per te treguar se jane ne krye te detyres. Me nje fjale per te mashtruar popullin.
Mbani mend deklaratat qe benin per vogelushen e Kukesit qe akoma nuk eshte gjetur?
Ne nuk po qeverisemi dhe po shkojme drejte gremines.
Komisari i paska rrahe e torturu keta njerez,dhe keta e kan vra. Dakort edhe protestuesit qelluan me gure mbi garden dhe kjo i vrau. Vrasesit e pare arrestohen kurse te dytet dekorohen. A din kush me e vu balancen??? Te dytet jane vrases shtetnor e vegla qorre te diktatures,kurse te paret jane njerez qe nuk i mbron shteti. Prandaj ndodh vetgjyqesia.
ne fakt saliu vrau ata qe ishin ne rruge me duar ne xhepa jo ata qe hodhen gure mbi garden kryeministrore
Eshte Berisha prapa gjithe ketyre puneve kriminale e mafioze,
Vjedhjet e makinave neglizhohen nga policia per te mos thene gje tjeter.
Si ka mundesi nje makine (e denoncuar si e vjedhur 36 ore me pare), udheton nga qyteti i Durresit per ne Tirane duke qarkulluar edhe brenda Tiranes pa pasur as me te voglin problem edhe pse policia eshte e pranishme pothuajse ne çdo rruge .
Po ku e kerkoni te keqen or shqiptare KU e kerkoni Pa hidhni nje sy rreth e rrotull kush usheheq kush komandon kush drejton HORRI MORRI servila pushtetare OPOZITE ME PLOT KUPTIMIN E FJALES KURVE nje opozite qe ta veshtiros qe eshte bashkfajtore me pushtetin UN NUK
JAM DAKORT ME DISA QE THONE SE ME ZOR PO PERSIN DATEN 23 QERSHOR KETU DO TE JEMI E DO TE THONE he mo se lufte mediatike qe se dhe ato SI ne jemi opozitare por vellezer mOS JAREBI SE DI SE CFAR DUHET ME BA POR NJE GJE DI NUK KA MA KUFUNJ DURIMI DHE AI SOSET NEJ DITE
kjo ngjarje beka pjese ne hasmeri te dy paleve -kane ardhur nga puka dhe u bene mijoner ……kjo eshte jeta ne tiranen tone te dashur …….i sollem demokracine …..dhe jetojme ne bote
kjo ngjarje beka pjese ne hasmeri te dy paleve -kane ardhur nga puka dhe u bene mijoner ……kjo eshte jeta ne tiranen tone te dashur …….i sollem demokracine …..dhe jetojme ne bote
PËRGJIGJJUNI
Desha ti them Gjirokastritit se jo pak dava toskesh me Hasan e Hysen po shohim ne kete vend dhe deri me vrasje makabre grash dhe vajzash, prandaj mos u ngut me fole.
dicka tjeter duhet me i thane ”Gjirokastritit” , por nuk po biem ne nivelin e tij , kushdoqofte ai pleher. Se nuk po duam me i shkuar mbrapa avazit te tij grek.
O njerez, ndergjegjesohuni qe jemi shqipetare e jemi shume pak per tu ndare; ne gege – toske, maloke – labe, laluce – cecen …… e ku po di une!
Ne qofte se i ka dhunuar ai ne komisariat bab dhe bir, atehere jane barazim, ate qe ka kerkuar ka gjetur komisari.
Ky me duket se ka dashur te bej dhe para dhe emer me dhune, aty ka gabuar ai, por aq mend ka pasur…polic!
A ka lidhje kalimi i Nard Ndokes ,si aleat i Berishes, me shkarkimin dhe me vone me vrasjen e Lamajt..???!!Politika,Sal Berisha,nuk pyet dhe nuk ndalet para asnje krimi per te ruajtur postin.Shikoni pirueten 180 gradeshe per dhenien e pasaportave.Popull shqiptar : Mos prisni 23 Qershorin !! Dy kryeministra,te dy fshatare nga sjellja dhe gjuha,me kostume te shtrenjta por qe nuk ua fsheh dot sjelljen e tyre dhe ligjiratat e tyre mediokre, mendojne se kane ne dore fatin e shqiptareve kudo qe ndodhen.Une nuk pranoj qe Berisha dhe Thaci te flasin edhe ne emrin tim.Une nuk jam njelloj me gjithe shqiptaret ,te Berishes dhe te Thacit dhe legenet e tyre, dhe nuk dua te ndjehem njelloj me disa shqiptare qe shkruajne dhe flasin serbisht me mire se shqip dhe jane spiune te tyre ose jane analfabete.Deri kur ??!!
perderisa vet kryekomisari dritan lamaj kur ishte ne detyre e tejkaloi paksa menyren e komunikimit me frokun dhe te afermit e tij shkak qe ne kte dit qe ka ardhur sot nuk munt te shpetonte pa dicka …dhe ne fund gjeti vdekjen e tij….sot shumica e komisareve jan fajtore kriminel jan te gjith sot jo vetem keto qe vrasin …
o gjinokastra tan shqiptare jane maloke,apo je grek ti?
Ca trapash jeni bre burra. GjirokStriti nuk tha Malsor po Malok.
Malsor eshte burre I vertete. Dhe Malok eshte qelbesire.
Besoj se dalloni nga syte
Te dashur vellezer e motra un jam nje 40 vjecare qe po you shkruaj mos u beni racista per njeri tjetrin qe filsni nje gjuh sepse pol lexoj komentet e juaja qe beni dallim jug veri po ne si jetojme ne londer si mendoni you se duhet te na trajtojne Anglezet ne emigrate qe jetojme me ata prej 18 viteve dhe fe it Tane jane rritur me kultura te ndryshme??????????
Desha me than femijet Tane jane rritur me kultura te ndryshme pres pergjigje ???