Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisariat Dritan Lamaj.
Avokati i Frrokut dërgoi në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që nuk pranoi rekursin për dënimin nga Apeli me burg përjetë.
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt në Tiranë në 25 Shkurt të 2013. Gjykata e Shkallës së Parë tek Krimet e Rënda i dha pafajësi duke e liruar nga burgu. Apeli vendosi dënimin me burg përjetë, por Arben Frroku ishte arratisur nga Shqipëria.
Aktualisht ai ndodhet në Holandë i arrestuar dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Vrasja e çdo qenie njerezore eshte krim i pa falshem dhe duhet denuar rende.
Vrasja e njeriut qe perpiqet te mbroje qytetaret nga kriminelet, eshte me e rende akoma; te mos flasim per jetimet dhe nenen fatkeqe te tyre.