Një plan i mirëfilltë krimi ishte ai i organizuar nga 6 persona nga Gjormi i Krujës për të vrarë marangozin sarandjot, Edmond Thodhori. Sipas Gazetës Panorma, mbrëmjen e 8 korrikut, Gani dhe Keivi Hysa (xhaxha e nip) për shkaqe fare banale janë konfliktuar në rrugë me Edmond Thodhorin dhe me A.S.
Për zgjidhjen e mëtejshme të këtij konflikti, Gani dhe Keivi Hysa, në rrugë telefonike, kanë kërkuar ndihmën e vëllait të Keivit, Elion Hysa, i cili ndodhej në Gjorm të Krujës. Ky i fundit ka vendosur t’i shkojë në ndihmë xhaxhait dhe vëllait të tij duke marrë me vete për ndihmë edhe bashkëfshatarët e tij, Ledi Hysa, Ylli Reçi dhe Ajman Zyba.
Gani Hysa ka mundur të pikasë mjetin e viktimës të parkuar në afërsi të vendit të njohur me emrin “Barracuda”. Rreth orës 01:00 të datës 10 korrik, ata kanë parë Edmond Thodhorin që ka hipur në mjet dhe të gjithë janë sulur me vrap duke e rrethuar.
Drejtuesi është frikësuar dhe tentoi t’i jepte indietro, duke goditur një vazo në trotuar.. Në çastin e ndalimit të automjetit njëri nga personat e grupit të ndodhur në anën e drejtuesit ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe me të ka realizuar të shtënën në drejtim të shoferit.
Pas të shtënës, njëri prej tyre ka thënë: ‘Lëre se e vrave, futja vrapit’, dhe grupi prej pesë personash ka filluar në mënyrë të menjëhershme largimin nga vendi i ngjarjes, janë shprehur dëshmitarët, dëshmi e cila përkon edhe me pamjet e realizuara nga një kamera e një biznesi në vend.

Titulli,nuk ka lidhje me shkrimin o gazetaro.Nuk e lexuam fjalen e gojes (sigurisht per nje fjale goje eshte vrare),ju keni treguar per organizimin e vrasjes,ose nderroja titullin artikullit.
bravo trima .pushime te kendshme te keni ne burg .Mire qe nuk erdhi gjithe fshati per te vrare kete( terroristin ) njeri,se ju vodhi nderin .Ca te beje dhe shteti ,tju ndaloje celularet ,te vere per cdo gomare si keta nga nje polic nga mbrapa,tju mari pushket dhe koburet ,tju mari thikat e bukes ????Po cfare pushimesh beni ne sarande me pistoleta ne brez o te pafe ??
kafshe te lindur. fshatare barbare
Ky eshte 1 shembull qe tregon se c’popull jemi .Lam namin topa-topa.
Maloket behen trima kur behen shume, se kur jane vetem te hajne mutin e kur nuk ka me, te lepijne bythen.
Mire nipat me shkollen e sales sju ngre truri po xhaxhane ku e conte mushka i themi neve nga anet tona
Malokeri dhe maskarallek ….
PRAP THEMI QE ESHTE ME SE I DOMOSDOSHEM DENIMI ME VDEKJE
Skane frike fare se è dine qe dhe mund te dalin me ndonje marifet. Jemi gati per ne Be.
Jo denim me burg, sepse paguan populli qe ato te hane keto lloj krijesash, por denim me pune te detyruar.
Bo bo bo cfare i bente kapterr zeneli ketyre malokeve ne ushtri!
maloket nuk behen njerez, barbare do ngelen gjithmone,kriminele te lindur