Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues/ Apeli merr vendim: 19 vjet burg për Dejvi Bitrajn, 12 vite për 3 të tjerë. Në kërkim vëllezërit Alla

Ornela

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimet që kishte dhënë edhe në Shkallën e Parë të Apelit për personat që morën pjesë në vrasjen e Marvi Mihalit, ngjarje që ka ndodhur për një karikues.

Apeli ka shpallur sot vendimet, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës duke dënuar me 19 vjet burgim Dejvi Bitrajn dhe me nga 12 vjet 3 të pandehurit e tjerë. Ndërsa, në kërkim janë vëllezërit Marsel dhe Kridens Alla.

Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, ndërsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrasjen, kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit të veprës nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.

Seancat e këtij gjyqi shpesh janë shoqëruar nga tensione në sallë mes familjarëve të viktimës dhe të të pandehurve. Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi.

Debati për një kërkues përfundoi në konflikt fizik mes tij dhe të dënuarve të cilët e qëlluan me thikë për vdekje.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Vazhdon historia e gjykatesve te koruptuar.Vret e denohesh 19 vjet .Behen 2-3 amnisti del nga burgu per 4-5 vjet pastaj vritet nga te afermit e viktimes.GJykatesi doli i fituar se i shtoi viles 1 kat me kete gjyq.Deputetet duhet te bejne ligje qe mos ti lene hapesire gjykatesit te lozi elagu se lagu .Vrave denim i perjetshem pa te drejte amnistie e ti shofesh trimat pastaj.Po kush ti bej keto ligje GJUZI?

    • o vlora mos fol kot ne ajer per njerez qe jan bij nonash se adoleshenca i kalon keto ngjarje kjo mund ti ndodhte femiut tat e do ta shikoje se ca do kaloje me pas .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *