Vrasja e maskuar si aksident e Anrit. Britma dhe më pas heshtja e babait

redaktor

Anri është një djalë nga Lezha me banim në Tiranë, frekuentues (thuajse si të gjithë të vrarët) i Xhamisë së Unazës së Re. Në materialin që agjentët kanë përgatitur për të thuhet se vrasja e tij në Siri u maskua si aksident në Turqi. Madje babai i tij, i ardhur nga Greqia, fillimisht ka bërtitur në sy të njerëzve që djali është vrarë në Siri duke kërkuar llogari kush e ka nisur. Më pas ka heshtur për këtë. Ja materiali për Anrin: “….Anri Maliqaj, i biri i Dalan dhe i Lumturije, i datelindjes 20.02.1982, lindur ne Lezhe e banues ne Rruga e Durresit, Tirane, me gjendje civile beqar. Ka dale nga PKK Kapshtice ne date 29.07.2013. (Vrare ne Siri). Anri Maliqaj, është shqiptari i parë nga Shqipëria i vrarë në Siri, mendohet në fillim të nëntorit 2012. Anri Maliqaj ishte frekuentues i xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, ku është imam Genci Balla.

Sipas të dhënave, besohet se A. Maliqaj ka qenë bashkë me një shtetas tjetër shqiptar, nga Librazhdi në Siri, i cili rezulton i humbur. Të dy personat që kanë shkuar në Siri, kanë qenë anëtarë të xhematit të xhamisë së Unazës së Re.
Para se të udhëtonte drejt Sirisë, A. Maliqaj banonte në fshatin Prush, Tiranë, në një shtëpi dy-katëshe. Ishte martuar me Migena Hima nga Prushi, e cila ka tre fëmijë. Maliqi ka një motër në Angli e cila ishte lajmëruar nga një person nga Siria për vdekjen e vëllait të saj.

Albert Hima djali i xhaxhait të bashkëshortes së Anri Maliqaj, është shprehur se Anri është aksidentuar në Turqi dhe trupi i tij nuk është kthyer ende. Sipas A.Hima, Maliqaj ishte larguar nga Shqipëria para rreth tre muajve dhe lajmi që kishte vdekur kishte ardhur rreth 2-3 javë. Albert Hima tha se po përpiqeshin që të ndihmonin për ardhjen e trupit. Anri kishte rreth 4 vjet që kishte ndërtuar shtëpi në fshatin Prush dhe jetonte së bashku me gruan dhe fëmijët e tij ndërsa prindërit jetonin në Greqi.

Rreth datës 23.10.2012, babai i Anri Maliqaj, Dajlan ka ardhur në Tiranë nga Greqia dhe ka thënë se djali i tij është vrarë në Siri dhe ka kërkuar se kush e ka dërguar duke bërtitur. Në këtë kohë  janë afruar edhe të njohurit e tij duke i thënë Dajlanit se mos bërtit dhe mos akuzo njerëz kot. Nga ajo ditë Dajlani nuk ka folur më për këtë temë dhe njerëzit që kanë shkuar tek shtëpia për vizitë ai (Dajlani) ju ka thënë se ka bërë aksident në Turqi me makinë duke e fshehur atë që ka thënë ditën e parë. Para se të largohej nga Shqipëria, Anri ka frekuentuar shpesh Xhaminë e Unazës së Re…”

Share This Article
4 Comments
  • Keta imam bajgat duhen futur shtate pashe nen dhe e mos dalin me se po marin me qafe fukarenjte e te paditurit, Le te ikin vete plehray e te luftojne e te lene kockat po deshen po mos marin me qafe te tjeret. Lufte pa meshire ketyre bastardeve.

  • Artikulli ka disa pasaktesi. Nje here thuhet beqar, me pas i martuar. Ka kaluar piken kufitare te Kapshtices me 29.07.2013, por eshte vrare ne fillim te Nentorit 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *