Vrasja e Mihalit, gjykata cakton “arrest me burg” edhe për Eugen Bitrajn

Dita

Është ndryshuar masa e sigurisë për Eugen Bitrajn, të riun që vrau me thikë 22-vjeçarin Marvi Mihali për një karikues celulari.

Me kërkesë të prokurorisë, gjyqtari i Tiranës, Sokol Tona ka vendosur nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Eugen Bitrajn (në foton e mësipërme).

Thirrja e babait të Mavri Mihalit duket se ka detyruar organet e drejtësisë që të ndryshojnë disa nga vendimet e dhëna për autorët e vrasjes së të riut.

I ati tregoi edhe një video që rrëzonte të gjithë procesin e mbajtur deri më tani.

Prokurori Artan Lulo akuzoi për vrasjen e Marvi Mihalit vetëm Dejvis Bitraj, ndërsa tre të tjerët u akuzuan për moskallëzim krimi.

Por pas denoncimit dhe shfaqjes së pamjeve filmike, hetimet e kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorit Gjergj Tako, i cili ndryshoi akuzën për Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Allës nga moskallëzim krimi në bashkëpunëtorë në vrasje.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *