Vrasja e Mirditës, për 2 milion lekë, jo për xhelozi

Bledar Lumani

Vrasja e Roland Kaçorri pak ditë më parë në fshatin Lufaj në komunën Selitë të Mirëditës, ka ndodhur për 2 milion lekë.

Kjo pohohet nga ana e bashkëshortes së tij, Orjeta, që mbeti e plagosur në këtë ngjarje.

Ka qenë duke pirë kafe, kur Azemi kishte shkuar dhe i kishte thënë: Hajde te shtëpia se kam një fjalë.

I kishte vendosur armën në fyt, herë gruas së vet dhe hërë Rolandit, duke i thënë ta pranonte se i kishte ngacmuar bashkëshorten. Si Rolandi, si bashkëshortja e tij e kishin mohuar, por Azemi i kishte kërkuar t’i jepte 2 milionë lekë, dhe nëse tregonte, do ta vriste.

Pasi erdhi në shtëpi më tha se më kanë kërcënuar dhe më kanë kërkuar 2 milionë lekë”, rrëfen bashkëshortja e viktimës.

Aktualisht ajo ndodhet në spital dhe rrezikon që të mos eci më.

 

Share This Article
1 Comment
  • Haha kanuni kerkoi lek meqe i kish gacmuar gruan,dhe kur te merte 2 milion lek kanuni plocohej. A o tru thare qe late name duke u shtirur qe respektoni kanunin. Turp i madhe,nuk ka me turp te kerkosh lek per ndere dhe gjak si e kan kthyher keta kanunin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *