Ana Duritskaja, modelja e re ukrainase, e cila ishte në shoqërinë e mikut të saj Boris Nemtsov, lideri i opozitës ruse i vrarë të premten e shkuar pranë Kremlinit, ka pohuar se ka dhënë dëshminë e saj dhe nuk e kupton pse hetuesit nuk e lejojnë të shkojë në Ukrainë.
Duritskaja, ka treguar edhe se investiguesit rusë po e mbajnë për arsye sigurie. Nesër ajo nuk do të mund të marrë pjesë në funeralin e Nemtsovit: “Nuk mund të dal. Tani kam statusin e dëshmitares, dhe nuk e kuptoj pse ndodhem akoma në territorin e Federatës Ruse”, – shtoi modelja 23-vjeçare, duke theksuar se kërkon të kthehet në atdhe për të parë nënë e sëmurë.
Hetuesit rusë ndoshta mund ta detyrojnë Duritskajën t’i nënshtrohet makinës së të vërtetës. “Ndoshta mund të bëjë testin me poligraf (makina e së vërtetës), kështu më thanë hetuesit”. Gjithsesi, avokati i saj, Vladimir Prokhorov e përjashtoi një mundësi të tillë.

Mos valle kjo Ukrainase e ka nxjerre ne prite Borisin? Edhe mundet. Kurvat Ukrainase per para shesin babe e nene.
Po pse e la nenen te semure kjo dhe vajti ne Rusi te takonte mikun e saj? Kush ka rendesi me shume, shendeti I nenes, apo aventura e nje miku? Pastaj ky miku ishte edhe 32 vjete Meni madh se kjo modelja. Ta kete patur baba thua? Apo punonte per babadheun?