Pesë shtetas janë identifikuar nga policia e Tiranës në lidhje me vrasjen e djeshme në Linzë, ku humbi jetën Enton Nikaj.
Sipas policisë, autorët e përfshirë në ngjarje janë shtetasit: E. M., 33-vjeç, E. N, 20-vjeç, M. K, 28-vjeç, B. H, 32-vjeç, si dhe O. Gj, 29-vjeç. Këta shtetas akuzohen se kanë kryer vrasjen e Nikajt dhe plagosjen e shtetasit Ismet Gaxherri. Pas konfliktit fizik midis tyre, më pas autorët kanë qëlluar me armë të riun. Policia sekuestroi një gëzhojë model 54.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë debatuar me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin I. G janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij si pasoje ka gjetur vdekjen shtetasi Enton Nikaj si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi I.G. Pasi kanë realizuar krimin autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes benz”, sqaron policia.
Gjatë këqyrjes të vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. /Dita/
