Vrasja e oficerit në Lezhë, Çuçi: I tronditur! Dora e zezë që shtiu kundër tij do ndëshkohet

J L

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha.

Çuçi shprehet i tronditur nga lajmi, teksa thotë se nuk duhej që Policia të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, shkruan ministri.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • eshte djale i ri vetem 21 vjec
    nuk eshte kriminel akoma
    eshte ne lule te rinise

    i kane rene ne qafe sic i rane Klodian Rashes qe hengri plumbin e Navaldos e hengri dhe

    xhungla qe quhet Shqiperi eshte krijuar nga ramuti

    Qeveria eshte vrasesja reale. Djali 21 vjec esht pasoj kolaterale e policise se ramutit.

  • Dora e zeze jeni ju, kurva te ndyra kriminale.
    Eshte politika juaj e grabitjes pa fund te ketij vendi qe cuat ne vdekjen e dy veteve. nje te riu pa te ardhme, dhe nje efektivi te ndersyer kunder hicit.
    Krimi jeni ju, ju nderseni shtetin kunder popullit.
    Jepini pune e buke shqiptareve te rrojne si njerez.
    Ne vend te kesaj jua grabisni gjithe pasurite dhe i lini rrugeve pa asnje mundesi
    Dhe kerkoni doren e zeze
    kerma te ndyra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *