Presidenti i Francës, Fransua Hollonde, i telefonoi Papa Françeskut për t’i shprehur keqardhjen e popullit francez pas vrasjes së një prifti në një sulm terrorist në një kishë në Francë. Atë Jacques Hamel u vra nga terroristët në kishën e tij në Saint-Etienne-Du-Rouvray.
Presidenti Hollonde i tha Atit të Shenjtë se gjithçka do të bëhet për të mbrojtur kishat dhe vendet e shenjta. Ai nënvizoi rolin e Francës në mbrojtjen e kristianëve në Lindjen e Mesme.
Më parë gjatë ditës, Papa e dënoi këtë akt absurd dhune, që sipas tij, sjell vetëm dhimbje e tmerr. “Është një lajm i tmerrshëm, i cili fatkeqësisht i bashkohet akteve të dhunës të ndodhura gjatë këtyre ditëve. Të gjitha këto kanë krijuar një dhimbje të madhe”, ka thënë Papa.
