Vrasja e protestuesve në Kajro, Apeli liron Mubarakun

anazapta

Vrasja e protestuesve në Kajro, Mubarak lihet i lirë

Gjykata e Apelit në Kajro ka lënë në liri ish-presidentin Hosni Mubarak, për akuzën e vrasjes së manifestuesve gjatë revolucionit të dy viteve më parë. Por ish-diktatori nuk mund të lërë qelinë, pasi është në paraburgim për një tjetër proces në vijim, i ngritur mbi akuzën për përvetësim të pasurive shtetërore. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror egjiptian.

Gjykata e Apelit në Kajro liroi ish-diktatorin Mubarak pas skadimit të afatit maksimal prej dy vjetësh të qëndrimit në burg. Ai aktualisht përballet me probleme shëndetësore dhe është paraqitur disa herë në seancat gjyqësore bashkë i shtrirë në barrelën e spitalit.

 

Share This Article
1 Comment
  • KETE DIKTATOR EGJYPTIAN E KA LIRUAR MIKU I TIJ NGA AMERIKA…Frank G. Wisner (ISH-AMBASADOR I USA. NE EGJYPT 1986-1991) NJE NGA KRERET E *PODESTA GROUP* QE ESHTE NJERIU QE MBAN BERISHEN NE PUSHTET, PASI MERR MILJONA DOLLAR CASH DHE KONCESIONE STRATEGJIKE NGA BERISHA, DHE MBAN LIDHJE TE NGUSHTA ME DAMIR FAZLLIC DHE ELLIOT ENGEL NE LIDHJE ME VJEDHJEN E SHQIPERISE NGA RREGJIMI BERISHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *