Vrasja e Ramazanit dhe Runajt, nis procesi gjyqësor ndaj 3 personave. SPAK kërkon dëshminë e 25 dëshmitarëve

Ornela

Gjykata e Posaçme çeli procesin gjyqësor ndaj Erion Alibejt, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë, të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, në korrikun e vitit 2020 në Elbasan.

Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit.

Në kërkesën për prova, SPAK kërkoi pyetjen e 25 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden Bullet”.

Dumani zbuloi se ishte organizator i vrasjes së Ramazanit, Erion Alibej ishte financues i vrasjes së Ramazanit, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili dhe Hoxhaj e Dumani për të njëjtat episode kriminale. Prokurori i çështjes tha se i qëndronte deklarimeve të dhëna nga Euglen Halili.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *