Vrasja e “Renit”, e motra dhe bashkëshortja kërkojnë drejtësi

DITA Online

 

Katër ditë pas ekzekutimit mafioz të Renato Omerit motra dhe bashkëshortja e te ndjerit kërkojnë nga drejtësia gjetjen e autorëve.

Edhe familjaret e lidhin ekzrkutimin e “Renit” sikurse i thërrisnin me ngjarjen e një viti më parë në Durrës, ku mbeti i vrarë Endri Caushaj (nip i viktimës) dhe Ervin Kodra me të cilin Omeri kishte miqësi.

Sipas familjarëve Omeri kishte zbuluar se kush i ekzekutoi nipin dhe shokun ndaj edhe ishte vënë në qendër të vëmendjes.

Sipas familjare ai nuk kishte konflikt me ndonjë person tjetër dhe ndaj dilte lirshëm në qytet.

Entela Caushaj: Të vrasësh dy të rinj dhe të mos kapet vrasësi i djalit as pa 18 muajsh. Më pas të më vrasin dhe vëllanë.

Lionela Xhaferraj:  I bëj thirrje prokurorisë e shtetit të mos fshehë ngjarjen as kamerat sepse burri im kishte vendosur 8 kamera sigurie. Ndihej i kërcënuar lëvizte gjithmonë i armatosur. I vranë nipin dhe e vranë atë pa i bërë keq askujt.

Renato Omeri ishte babai i tre fëmijëve mitur, ndërsa u ekzekutua mbrëmjen e së dielës (30 korrik) përgjatë Lungomares nga dy persona të pamaskuar me 5 plumba pistolete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *