Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku u ekzekutua 37-vjeçari Admirim Sako.
Në një deklaratë për mediat, policia e kryeqytet thekson se hetimet janë përqëndruar në konflikte të mëparshme të viktimës apo me administrimin e disa pronave të sekuestruara nga strukturat e aseteve kriminale të policisë, lidhje shoqërore të mëparshme të viktimës.
“Mbrëmë, rreth ores 21.45, në rrugën “Nikolla Jorgo” në Tiranë, në automjetin në pronësi të tij është plagosur shtetasi Admirim Nuro Sako, 37 vjec, lindur ne Permet dhe banues ne Tiranë, i cili gjatë orëve të voan të mbrëmshme ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje menjëherë kanë mbëritur forca të Komisariatit të Policisë nr.2, si dhe Oficerë të policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kryeqytetit, të cilët kanë bërë sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale 3 copë gëzhoja me kapsolle te plasur, te kalibrit 9 mm. Për hetimin e kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vazhdon puna intesive për dokumentimin ligjor të ngjarjes” thuhet në deklaratën e policisë.
Admirim Sako njihej si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Elton Deliut,një nga personat më aktiv në fushën e drogës deri në vitin 2008 ku ai u vra në apartamentin e tij bashkë me nënën e tij.
Ai njihet si një nga administruesit e pronave të Deliut, prona të cilat vetëm pak javë më parë prokuroria e përgjithshme kërkoi sekuestron e tyre, si pasuri të vëna nga aktivitet kriminal.
Me vrasjen e Sakos duket se grupi kriminal i drejtuar nga Elton Deliu po shkon drejt zhdukjes së tij,me ekzekutimin e dy drejtuesve të tij.