Policia arreston një 39-vjeçar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

J L

Pa u mbushur 1 muaj nga vrasja e bujshme e Santiago Malkos në kryeqytet, Policia dhe Prokuroria kanë arrestuar një 39 vjeçar.

Burimet, sipas TCH thonë se nga hetimet e deritanishme, sektori kundër vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës ka ndaluar shtetasin, të cilit i mësohen vetëm inicialet, B.T.

39-vjeçari nga Tirana ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin.

Grupi hetimor beson se dëshmia e tij është kyçe për të treguar autoret ose porositësit e ekzekutimit.

Ish efektivi i policisë Santiago Malko u vra me një breshëri plumbash në fund të gushtit në një atentat të mirëorganizuar.

Dyshohet se 26 vjeçari u ekzekutua për hakmarrje, pasi mendohet se ishte përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njëjtin mekanizëm siç edhe u vra Malko.

Santiago Malko dha dorëheqjen nga Policia më shumë se tre vjet më parë, pak muaj pasi ishte diplomuar në shkollën bazë të policisë.Emri i tij u lakua së pari në 2016 nga vetë zyrat e shtypit të policisë pas një konflikti fizik për shkak të borxheve nga lojrat e fatit.

Më pas ai u shfaq me kapele në kokë në kamerat e sigurisë në ambjentin e brendshëm të një lokali në bllok, gjatë shkëmbimit me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *