Vrasja e Santos, Braçe mesazh apelues në Facebook

redaktor

Deputeti socialist, Erion Braçe i keqardhur për vrasjen e bankierit Artan Santo, zgjodhi që përmes rreshtat të shkruar në rrejtin social Facebook të reagojë për ndarjen nga jeta të njeriut, me të cilin ishin rritur e shkolluar bashkë.
“Jemi rritur bashke, ne Kombinat. Jemi shkolluar te dy ne te njejten shkolle atje, Myslym Keta, te njejtet mesues ndame e per ty degjoja nga ata. Sic ne lagje.
Te njejten shkolle te larte beme, Ekonomine, ti me heret e une me pas.
Prinderit po bashke jetuan qysh heret, ne nisje te popullimit te Kombinatit, nga Korca e perbashket, bashke rrine dhe sot, im ate dhe babai yt, Vasili.
Njerezit e mi aty me conin, tek zysh Titi.
Bashke kemi ndare mendime per profesionin e punen, ekonomine, politiken, gazetarine po ashtu. Librat. Ne te keq-1996/1997, ne opozite e tani.
Kurre nuk mu inponove per gje, kurre nuk me kerkove te ndryshoja qendrim per zgjedhjet dhe ligjerimet e mia; keshillen te degjoja”, shkruan Braçe.
Në mesazhin e tij, Braçe përveç se dhimbjes për këtë vdekje, dha qëndrimin e tij për këtë ngjarje, ku dhe bëri një apel.

“Sot te vrane ty! Te pashe per here te fundit aty ne trotuar, ende te pa mbuluar.

Po shkruaj ate qe mendova kur te pashe aty: Ështe me shume se vrasje! Jam i bindur qe eshte me shume se vrasje! Ka nje pushtet okult diku skutave.
Nje thirrje kam per cdo mik, cilindo qe me njeh ose jo, qe ka degjuar apo pare dicka, qofte edhe e vogel:
Ndihmoni policine e shtetit!!”, mbyll mesazhin e tij në Facebook, deputeti Braçe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *