Vrasja e teknikut të kondicionerit, gjykata lë në burg babanë e autorëve

Bora Basholli

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, i cili u qëllua me plumb në kokë në vilën ku punonte për montimin e kondicionerëve në kryeqytet.

Gjyqtari vendosi masën e “arrestit me burg” për Bujar Kusin, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit.  “Arrest me burg” u dha dhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç.

Ndërkohë për Luan Çakën 36 vjeç, u vendos “arrest shtëpie”. Katër të arrestuarit akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurores. Mësohet se asnjë nga të pandehurit nuk ka pranuar se të ketë parë skenën e krimit. Ngjarja është zbardhur nga kamera e sigurisë e vilës.

“Bujar Kusi ka deklaruar në gjyikatë se është me arsim 8 vjeçar, kam qenë i akuzuar por ka marrë pafajësi. Ai akuzohet vetëm për pengimin e veprimeve që zbardhin të vërtetën. Ali Sula dhe Bujar Caka akuzohen për moskallzim të krimit” informoi gazetarja Keti Banushi.

Mëherët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.

Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • 2 derra ne pafuqi integriteti vrasin teknikun per krenari provinciale 2 vellezerit nostalgjik te trendit “jam ne kerkim” mbushin miletin me mllef e patetizem te thelle per gjestin e kryer….. Te digjen te Ferr!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *