Vrasja e teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në polici Griseldo Kusi

Ornela

Griseldo Kusi, një prej vëllezërve që vranë teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj është dorëzuar në policinë e Tiranës. Lidhur me këtë ngjarje vijon të jetë nw kërkim vëllai i tij Albano Kusi.

Indrit Çelaj u qëllua më 23 gusht me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit.

Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë. Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj.

Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Gjithë urrejtja dhe përbuzja e botës për këtë ndyrësirë që i mori jetën një të pafajshmi. Ngordhsh në ferrin e mallkumit të përhershëm.

  • Ndeshkimi i ketyre krimineleve duhet te jete shembullor. Nuk mund te vazhdohet me tej me kete gjendje. Drejtesia mund te beje mrekullira, duke i dhene jete dhe shprese popullit.
    Kriminelet duhet te vuajne denimin deri ne ate shkalle, sa te mallkojne diten, qe ata linden.
    Na lodhen kokjen me te ”drejtat” e njeriut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *