Tregtari i luleve dyshohet se është vrarë nga roja i bagëtive dhe i plantacionit të tij. Kjo është një nga pistat kryesore që po ndjek Policia e Tiranës për masakrimin për vdekje të 52-vjeçarit Lutfi Peti mëngjesin e të enjtes në zonën e “Farit” te Liqeni Artificial. Burime policore thanë se sipas dëshmive të mbledhura nga të njohur dhe familjarë, Peti ka pasur një konflikt banal me rojën e tij për 5 mijë lekë të reja që i dyshuari pretendonte se ia kishte borxh dhe nuk ia jepte. Kurse grindja e fundit ka ndodhur orët e para të mëngjesit në kopësht ku tregtari kultivonte lule natyrale që i shiste në dyqane. Pas grindjes në fjalë dhe përleshjes fizike, që konfirmohet nga autopsia e kryer dhe ekspertiza mjeko-ligjore, ka ardhur goditja me mjete të forta në pjesën e kokës, që i shkaktuan vdekjen. Pavarësisht këtyre të dhënave hetimore dhe shkencore, prokuroria po heton edhe për konfliktet e mundshme të viktimës për çështje pronash, pasi rezulton se është pronar i sipërfaqeve të mëdha toke në Sauk.

“pas krimit,viktima eshte futur ne makine per te humbur gjurmet, dhe roja eshte larguar per ne shtepi” (sipas autorit),,,,,,,,,,,,,,,,,”por mengjesin e se premtes familjaret e kane gjetur viktimen te rrezuar prane kasolles” ,,,,,,,,gjykojeni vete kete corbe !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Siç duket gazetari ka qënë shumë tronditur krimi i rralë.
Ka shlyer “borxhin”…