“Vrasja e vëllait të diktatorit Kim Jong- ishte ritual dhe çonte këtë mesazh”

Gazeta Dita

Vrasja e vëllatit të Kim Jong-un, Kim Jong-nam, ishte një vrasje rituale që synonte të shkaktonte frikë në bashkësinë ndërkombëtare sipas një ekspertë të Koresë së Veriut.

Gjysma vëllai i diktatorit u vra në Malajzi në shkurt, ku dy gra i hodhën atij një agjent toksik nervor në fytyrën e tij. Ai vdiq brenda 20 minutash.

Gjatë kohës së vrasjes, sulmuesit e tij nuk u përpoqën të fshihnin fytyrat e tyre, të cilat shumë i shihnin si shenjë paaftësie.

Por profesori i Universitetit të Koresë, Nam Sung-wook thotë se vrasja ishte qëllimisht e pacipë: “Pheniani donte të dërgonte një mesazh mbarëbotëror duke vrarë Kim Jong-nam në këtë mënyrë të tmerrshme dhe publike. Pheniani donte të tmerronte pjesën tjetër të botës duke lëshuar një armë kimike në një aeroport”, thotë ai.

“[Z. Kim] dëshiron të mbretërojë një kohë të gjatë dhe të negociojë si një superfuqi. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është ta mbash botën me frikë nëpërmjet armëve”.

Një grua vietnameze dhe një indoneziane janë akuzuar për vrasjen.

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë gjetjet e autopsisë dhe mohon çdo përfshirje në vrasjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *