Kamerat, celularët dhe dy dëshmitë e dëshmitarëve okulare po analizohen nga kriminalistika për të zgjidhur enigmën e vrasjes së George Karaivaz.
Nga ana tjetër, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes, Michalis Chrysochoidis një hetim sa më të shpejtë të çështjes.
Sipas mediave greke ata janë takuar në orën 10:30 në Pallatin Maximos, ku tema kryesore e diskutimeve ka qenë vrasja e gazetarit George Karaivaz.
Përmes pamjeve që janë marrë nga kamerat e sigurisë së dyqaneve, bizneseve, shtëpive, por edhe nga kamerat e menaxhimit të trafikut, oficerët e sigurisë po përpiqen të zbulojnë rrugën që kanë ndjekur vrasësit, para dhe pas ekzekutimit.
Gjithçka tregon se autorët kanë ndjekur lëvizjet e gazetarit për ditë të tëra, e kanë ditur kur ai largohej dhe kur kthehej në shtëpi.
Në të njëjtën kohë, kompjuterët dhe celularët e gazetarit po zbërthehen nga prokuroria për të parë me kë komunikonte dhe nëse kishte marrë mesazhe kërcënuese.
Karaivaz nuk u ka treguar askujt nga të afërmve të tij, apo bashkëpunëtorëve nëse po merrte kërcënime.
Aktualisht policia po i kushton vëmendje të veçantë katër dëshmive, dy prej të cilave vlerësohen si shumë të rënda, pasi këta persona ishin në vendngjarje dhe panë të gjithë skenën e ekzekutimit.
Së fundi policia po kërkon edhe të gjithë motorët e të njëjtit lloj me ato të përdorura nga dy ekzekutorët (lloji Beverly), pasi mjeti i tyre nuk është gjetur dhe as është raportuar ndonjë vjedhje që përputhet me elementët e tij.
Lexo lajmin në mediat greke KETU
o.j/dita

Mihalis Krisohoidhis nuk eshte minister i mbojtjes por i rendit.