Vrasja me grusht, gjykata liron të dyshuarin

anazapta

Gjykata e Fierit vendos masën “arrest shtëpie” për të dyshuarin Hekuran Meçanaj, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” të 41-vjeçarit Muharrem Lulaj, ngjarje e ndodhur të enjten e kaluar në fshatin Buzëmadh, në ambientet e një lokali ku po pinin së bashku. Por masa e butë e sigurisë ka irrituar familjarët e viktimës, që kërcënuan pas seancës së do të veprojnë me vetëgjyqësi.

Prokuroria theksoi se ngjarja ishte aksidentale dhe i dyshuari nuk kishte për qëllim vrasjen e Lulajt, por një grusht fatal dhe rënia përtokë me kokë, i kanë shkaktuar vdekjen 41-vjeçarit. Kurse për familjarët e viktimës, ajo është një vrasje, pavarësisht rrethanave dhe kërkuan që gjykimi i 38-vjeçarit bashkëfshatar të bëhet në masën “arrest në burg” dhe jo i lirë. Gjykata vlerësoi rrethanat aksidentale dhe lehtësuese për të dyshuarin, që shprehu pendesë dhe se nuk kishte qëllim krimin.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, ndryshe do të veprojmë vetë. Ai që vrau nuk mund të presë vendimin i lirë në shtëpi”, kanë thënë ata pas seancës në Gjykatën e Rrethit Fier. Familjarët i kërkojnë prokurorisë që masa të apelohet në Shkallën e Dytë dhe i dyshuari të rikthehet në qeli. Krimi ndodhi teksa pesë persona, bashkë me pronarin e lokalit, po pinin së bashku. Rreth mesnate, në grindje e sipër, edhe nën efektin e alkoolit, Meçanaj ka goditur me grusht Lulajn dhe ky i fundit ndërroi jetë. Tre personat e tjerë, që akuzohen për moskallëzim krimi, deklaruan se 41-vjeçari pësoi infarkt, por sipas ekspertëve ai ishte goditur me grusht.

 

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *