Policia e Tiranës deklaron se ka identifikuar autorin e vrasjes së Vilson Tafçiu, dy ditë më parë në zonën e “Astirit”.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili përdorte tre emra.
Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të çastit, por ende nuk dihet pista e saktë.
“Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij“, thotë Policia.
Vilson Tafçiu ishte me një vajzë në lokal, kur në një moment e thërriti një shok.
Pas një komunikimi, Vilson Tafçiu u qëllua me një pistoletë dhe humbi jetën.
Tafçiu ishte dënuar në Francë për trafik droge dhe më pas u deportua në Shqipëri.
j.l./ dita
