Vrasja në Belgjikë, Prokuroria i kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Frrokut

Dita

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për “arrestimin” e shtetasit Mark Frroku, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, si person i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të Kodit Penal të Belgjikës.

Kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, e cila mbështetet në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bazohet në materialin e ardhur në Prokurorinë e Përgjithshme nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol-Tirana, me shkresën datë 27.03.2015 dhe nga Ministria e Drejtësisë, me shkresën datë 28.03.2015. Pas këtij informacioni, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr. 2, dt. 28.03.2015, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë u bën me dije deputetëve të Kuvendit se, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Brukselit ka ngritur akt-akuzën kundër shtetasit Mark Frroku (alias Besnik Morina), i akuzuar për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në Bruksel, në datën 05.03.1999.

 

Share This Article
3 Comments
  • Tani u kujtu prokuroria mbas 16 vjeteve se cka bere marku. Mark tani mender te rr….ajne molet llalla me gjith adriatik

  • Mark uk, nje pyetje kam per Ty. Ca beri PD 8 vjet ne pushtet dhe ky LLALLA dhalla, pse nuk ju pergjigjen realishte Belgjikes? E te dorezonin KRIMINELIN ? Apo I duhej xhozit per FUSHATE qe te mbanin peng Shkodren? Se e pranon vete se i ka dhene pare xhozit qe te blente votat ne Shkoder? PTUUUUUUUU……. Mu ne Frok….XHOZI …… PD…… Sali …… Dhe Shkoder me gjithe shkodrane. Se nuk ka dale kot ajo shprehja e fameshme” me kan Shkodran, tana I ban” Edhe Ky LLALLA te mos dal I paster sot, por te TREGOJE krimet e sales, e te veje vete I PARI para shykates. PALO PROKURORI. PJESE ME KRIMINELET. PO VJEN FUNDI TE GJITHEVE E PO SILLEN SI P….. NEPER BREKE. TURP TE KENE. LEGENAT……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *