Vrasja në Belgjikë, shpallet në kërkim miku i Frrokut

anazapta

Arjan Bytyçi, një prej të dyshuarve si bashkëpunëtor i deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në një seancë të mbajtur në Gjykatën e Lartë më 25 qershor, kolegji penal me kryesues Artan Brocin, e anëtarë Ardian Nunin, Edmond Islamajn, Guxim Zenelajn e Tom Ndrecën, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë ndaj Arjan Bytyçit.

I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina.

“Masa e arrestit ndaj Bytyçit u caktua mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel”- shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

Share This Article
3 Comments
  • Shpejt qenkeni ,kujtu hajde operativitet hajde, shiko se mos tani quhet ndryshe, aliasc XY. Drejtesi koti.Se kuptoj nese ka nje ceshtje per kete vrasje ne Belgjike ky Marku ju nuk i hapni dot dosje per te njejten ceshtje, ka rregulla apo Prokurori i Pergjithshem ja fut kot nga frika si katunar.

  • mos harroni edhe lek qafen si personini qe eshte direkt i perzier ne krim, njihet pak por edhe ai i ka futur thiken viktimes.

  • E pabesueshme qe ne partine e Rames paska patur kaq shume kriminele e te pabese! Lek i felliqur te persona te babezitur! Spastrimi i politikes prej ketyre llumrave, eshte bere jashtezakonisht emergjente! Sa me pare te nise ky operacion, c’pritet me?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *