Merviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan në një prej lokaleve në zonën e Bllokut në Tiranë dhe ka plagosur Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në polici.
Sipas asaj që shkruan “Shqiptarja.com” mësohet se Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion për të realizuar vetëdorëzimin e komandos.
Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, pronarit të lokalit ku ndodhi krimi, i cili e dispononte me leje.
l.h/ dita
