Rreth dy vite pas vrasjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Mervjol Billon i cili dyshohet se vrau Fabian Gaxhën dhe plagosi rëndë Elio Haton.
Sipas prokurorisë ndaj Billos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë me dashje të Elio Hatos, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, ndërsa është pushuar akuza për vrasjen e Fabian Gaxhës.
Në këtë pikë prokuroria argumenton se Billo ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Për Redi Popeskun pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, Ervin Matës, Ajax Boshnjakut dhe Fabio Allushit prokuroria ka ngritur akuzë për moskallëzim krimi.
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” në ish-bllok, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.
o.j/dita
