Është zbardhur një pjesë nga dëshmia e Redi Popeskut, pronarit të lokal “Monopol” në zonën e ish-Bllokut, ku mbrëmjen e së të enjtes ndodhi masakra me një të vrarë dhe dy të plagosur. News24 e “BalkanWeb” e kanë mundësur publikimin e saj. Popesku, është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit në kërkim bashkë me dy miqte e tij, komandon Meviol Bilo dhe Fabio Alushin. Ai ka shpjeguar përpara oficerëve të policisë, se ishte Ervin Mata që i kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj, për tu sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.
“Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata. Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek dyqani im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u trakuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi”.
Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njërit prej djemve që shoqëronte Martinajn dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës. Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari. I pyetur nëse kishte dijeni se më çfare makine udhëtonte Ervis Martinaj, biznesmeni Popesku thotë se mesa ai mban mend, ai mbërriti në lokalin e tij me një makinë tip BMV të zezë.
v.l/ Dita

Komandoja ka qelluar per vetembrojtje.
Nga ky informacion del qarte se armen e ka nxjerre i pari personi i vrare qe edhe ka qelluar. Duket qe bodigardi i Elvana Gjates ka qelluar ne kushte vetmbrojtje duke u dhene nje mesim edhe banditeve te vertete qe te mos bejne “numra” me armet. Te isha ne vend te bodigardit te E.GJ do te dorzohesha vullnetarisht e do te kerkoja pafajesi. I vetmi gabim i tij eshte se ka perdorur armen e sherbimit.
Nga emri ky Popesku duket sikur eshte me origjine rumune apo vllehe!
Per mua sherri ka qene per nderhyrje ne zonen e droges… Elvana eshte sebepi, si Helena per Luften e Trojes…
Eshte moldav, sjell kurva nga Moldavia.
Sakte biles as nuk i hyn therre ne kembe,origjina e investimit,aktivitetet etj.
epo te qetesohen histerite kunder kengetares.
e pergojuan dhe perdhunuan me keq nga Xhisiela
Del qe nuk ka patur fare ajo pune me sherrin
dhe sikur te kete ndodhur per shkak te saj, nuk eshte faji i saj qe vete nje horr e i bie me qafe.
Mire jua kane bere.
Dhe komando ka qelluar ne vetembrojtje.
Asnje akuze per vrasje nuk mund ta rendoje.
Po pse me cuna me pisqolla ? Na ebete Tiranen Kandahar me arme e droge.
Pse jo? Me mire pa pisqolla dhe te presesh qe te zgjidhin hallet policet analfabete dhe barkderra ? Apo gjykatat me kuçedra qe vetem te rrjepin? Te armatosemi te gjithe dhe le te filloje evolucioni nga e para pas disa vitesh. Nga majmuni ne njeri.
Shqiperia nuk eshte Kina, qe ka njerez me tepric. Une keshtu mendoj.
Plus qe keta te gjithe kane prishur jetet e tyre. Sidomos keta qe ishin ne moshe te pjekur, duhet te ishin me te matur ne hapat qe ben. Te jene adoleshenta hajde de, se aq mbushin. Sinqerisht me vjen keq per te gjithe te perzier ne kete hall, sidomos familjet qe nuk kane asnji faj. Zoti iu qetesofte zemrat dhe tju ulen gjakrat.
me shumice nuk ka, po dhe ca tipa me mire qe ikin.
Po kur ben i forte nen ndikimin e kokaines kjo te gjen.Na duhen nja 20 shefa policie te pa korruptuar dhe trima qe ti bejne qe te pijne shurren e tyre.
Te vjen keq per ushtarakun se eshte njeri i drejte e per se mbari pa per kriminelat qe moren koqen e plumbit ska keqardhje.Ushtaraku bente nje jete te rregullt dhe ne sherbim te Atdheut po keta kriminele i prishen qetesine.Shteti duhet te ndaje shapin nga sheqeri.
Ne sherbim te atdheut ?! Mata dhe Gjata nuk Jane atdheu o Lani,po ti mire e ke,se kur Atdheu,ai i verteti nuk te paguan ashtu si do ti,shqiptari gjithmone e gjen nje “atdhe”.Nuk ka kuptim jeta pa nje atdhe!
Nuk i them Atdhe une Mates dhe Gjates o Aleksander.Ata jane modeli i keq i te rinjve.Une Atdhe i them Shqiperise me gjithe trojet e mbetura jashte.Ne rast kushtrimi ushtaraku do ishte nder te paret nen arme per ti dale zot vendit.Po ne per fat te keq nuk kemi politikane te sakte e as qeveri te shendoshe.Se keta qente e zgjebosur do ishin ne burg me kohe dhe jo te bridhnin verdalle nen hunden e shtetit te shpallur dhe ne kerkim.
po cfare shqiperie mor?
gjithe ai gardist punon roje i nje kontrabandisti e ti thua atdheu e shqiperia.