Një vrasje ka tronditur banorët e fshatit Goricaj të bashkise Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në lokalin e Petrit Toromani, i cili e administronte së bashku me bashkëshorten e tij.
Viktima është Judmir Llupo 42 vjeç, nga Goricaj. Sipas policisë viktima ka qënë në lokalin e Toromanit duke konsumuar alkool ku në një moment ai ka nisur të debatojë me Petrit Toromanin.
Sipas burimeve të policisë dhe dëshmitarëve shkak i zënkës ka qenë ngacmimi që viktima i ka bërë bashkëshortes së Toromanit në lokal.
Petrit Toromani është ngjitur në shtëpi të cilën e kishte mbi lokal dhe ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar mbi Judmir Llupon duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjes por ka ndërruar jetë rrugës.
Policia e cila u njoftua pas ngjarjes mbërriti në vendgjarje ku është bërë dhe ndalimin e autorit si dhe shoqëroi të gjithë të pranishmit në lokal për ta zbardhur të plote ngjarjen. Sipas policisë viktima njihej si person i alkoolizuar.
