Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur gjykim të shkurtuar për të pandehurin Kujtim Ekonomi, si autor të vrasjes së Agim Arapit, ngjarje e ndodhur në prill të 2017.
Në këto kushte nga 5 vite dënim që ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë më herët, Apeli vendosi 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për Ekonomin, duke e cilësuar si vrasje nga pakujdesia.
Po ashtu nuk është pranuar ankimi nga ana e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapi, e duke mos e konsideruar të ligjshëm ankimin nga ana e saj.
Po sipas fashikullit hetimor thika e përdorur në konflikt mes Viktimës dhe autorit, është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai dhe jo autori.
Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe Kostandin Ekonomi nuk janë hetuar më në vijim.
Pavarësisht se në fillim kur ngjarja u bë publike janë ndalur të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.
o.j/dita

Krimineli per vrasje denohet vetem me 3 vjet e 4 muaj burg.Po ligji per armembajtje pa leje nuk funksionin.Ka vdek ky nye ligjit.
Nese reforma ne drejtesi ka perparime.Sot krimineli per vrasje denohet me 3 vjet e 4 muaj burg.Pershendes te madherishmen reforme: Te na rroje reforma se na kenaqi.Njisoj si te mos behesh reforme.Kot gjithe keto shpenzime e propogand.Kur krimineli vret e denohet me 3 vjet burg.
Nji i ri afer 16 vjecve.Mund te kryej 10-15 vrasje per hakmarrje.Mbas 30-45 vjet burg del shendosh e mire duke i la hesapet me kundershtaret.Nuk ia mban bitha kujt se i tremben.Ku per dy fjale ky soj robit te vret si te vrasin nji zog pule.