Policia e Durrësit ka punuar me intensitet përgjatë këtyre orëve dhe në sajë të veprimeve proceduriale të kryera, brenda një kohe të shkurtër arriti të grumbullojë prova të mjaftueshme që dokumentojnë identitetin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr.18 të qytetit.
Nga tërësia e veprimeve proceduriale dhe provave shkencore të administruara në vendin e ngjarjes, u identifikua si autor i dyshuar i kësaj ngjarje 28-vjecari Ardit Hyska, lindur ne Tiranë e banues në Durrës; shtetas me precedente te mëparshem për vepra penale kundër personit e pronës.
Shtetasi në fjalë dyshohet se rreth orës 11.00 të ditës së sotme, datë 24.04.2013, në lagjen Nr.18 të qytetit ka qelluar me armë zjarri duke lënë të vrarë shtetasin Refik Lila, 27 vjec, banues në lagjen Nr.17 të qytetit.
Shërbimet e Policisë të mbërritura në mënyrë të menjëhershme në vend kanë siguruar dhe menaxhuar vendin e ngjarjes në funksion të grumbullimit të provave për hetimin.
Ndërkohë strukturat për hetimin e krimit në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit kanë vijuar punën për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Lidhur me këtë hetim, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana jonë arma e krimit, pistoletë e markës Beretta, kalibri 7,65 mm, e cila ishte fshehur prej autorit pas ngjarjes; autovetura e markës Benz me targa AA 307 AB, e përdorur prej tij për largim nga vendi i ngjarjes, kapela dhe bluza e përdorur gjatë kryerjes së veprës.
Nga ana jonë po hetohet më tej në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.
Praktika proceduriale për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake do t’i delegohet për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.
***
Vrasje me armë zjarri në Durrës
Një 30-vjecar ka mbetur i vrarë me armë armë zjarri rreth orës 10:30 në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Numër 18 në periferi të Durrësit, në praninë e shumë dëshmitarëve, midis një blloku pallatesh banimi.
Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se viktima Refik Lila është qëlluar me armë zjarri, në hyrje të një pallati, ai ka lëvizur për disa metra më këmbë pasi ishte qëlluar, dhe ka mbetur i vdekur.
Kalimtarët kanë lajmëruar policinë e rendit, dhe urgjencën e spitalit, por Lila ka mbërritur i pajetë në spital.
Inspektorët e krimeve të rënda në vendngjarje kanë nisur mbledhjen e provave dhe të dëshmive, me qëllim identifikimin e autorëve.
Paraprakisht dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka shtënë nga 30-vjecarit, ndërsa i ndihmuar edhe nga një person I dytë është larguar nga vendngjarja. Nga policia mësohet se viktima është nga qyteti i Durrësit, dhe po punohet për të zbardhur të kaluarën e tij, në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.