Mbrëmjen e sotme, policia e Fierit ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, ku humbi jetën një 44-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, personi është ndaluar me urdhër të prokurorit të çështjes. Nga hetimet e deritanishme, Memushaj dyshohet për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Dje, rreth orës 18:30 në aksin nacional Lushnjë-Fier, pranë kthesës së “Mullirit të Artë”, mbeti i vrarë shtetasi Denis Kasaj. Gjithashtu, nga ky sulm mbetën të plagosur dy shokët e tij, Elton Margariti, 42 vjeç nga Patos dhe Klement Kastrati, 31 vjeç nga Fieri.
