Vrasja e një nate më parë në qytetin e Kavajës ka patur si shkak shfrytëzimin për prostitucion nga ana e viktimës, Artur Kollçaku, 44 vjeç, të nënës së autorit të vrasjes, Elvis Kollçaku, 20 vjeç.
Policia e Kavajës bën të ditur se i riu sapo kishte dalë nga burgu dhe i shoqëruar nga Aldo Gryka, 35 vjeç, kishte shkuar në lokalin e viktimës që ndodhet pranë fabrikës së qelqit në Kavajë.
Aty ka nisur një debat që ka përfunduar në grushta dhe më pas në përdorimin e thikës.
Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 44-vjeçari, Artur Kollcaku, nëna e të cilit, nuk ka pranuar të tërheqë nga morgu i spitalit të Kavajës trupin e të birit.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur Elvis Kollçaku, Aldo Gryka dhe një shoku i viktimës, 44-vjeçari, Sajmir Thikaj.
Ata ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.