Pas ngjarjes makabër të vrasjes së Fatime Sulit 64 vjeç, nga Fetah Narra, në fshatin Kozare të Kuçovës kanë reaguar edhe të afërmit e viktimës për Report Tv. Sipas tyre autori i ngjarjes ishte person me të meta mendore dhe njihej si budalla në zonë
“Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen.”-tha një i afërm i viktimës.
“E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s’ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar.”-tha një tjetër i afërm i viktimës.
“Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje.“-thanë banorët e zonës, për Report Tv.
a.m/dita
