Vrasja në Linzë e Enton Nikës, zbardhet vendimi i “çuditshëm” i gjykatës

Dita

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimit që “zhveshi” nga akuza e “vrasjes me paramendim” në bashkëpunim katër persona të dyshuar për vrasjen e Enton Nikës më 11 nëntor të vitit 2015 në zonën e Linzës.

Ndryshe nga pretendimi i Prokurorisë, që kërkoi dënime me nga 25, 28 dhe 35 vjet heqje lirie, 116 vjet në total për këta të pandehur, gjykata vlerësoi se vrasja e Nikës është kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim prej tyre. Në vendimin e shpallur më 4 maj, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta Panorama, gjykata arsyeton se në ngjarje është konsumuar vepra penale e “vrasjes me dashje” vetëm nga ana e të pandehurit Emiljano Tasho.

Vrasja e shtetasit Enton Nika është kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, si pasojë e eksesit të këtij të pandehuri, gjatë kohës kur ai së bashku me të pandehurit e tjerë po godisnin me grushte, shkelma e sende të forta të ndjerin Enton Nika dhe shtetasin Ismet Gaxheri”, arsyetohej në vendim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *